Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golemi dhe Xhindi – dy qenie mitike në Nju Jorkun e 1899-s

NULL NULL
22.12.2015 11:42

Një përzierje e mitologjisë hebreje me atë arabe për të krijuar këtë roman magjik. Ngjarjet janë vendosur në vitin 1899 në Nju Jork, ku Havaja dhe Ahmedi bashkohen kundër një kërcënimi të përbashkët.

Një rrëfim mbi migrimin, që ndërthur elementet e mitologjisë dhe tregon historinë e dy qenieve të mbinatyrshme.

Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Ndërsa Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane.

I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike.

Të panjohur për njëri-tjetrin, golemi dhe xhindi zbulojnë qytetin e madh dhe të dy mundohen të gjejnë vendin e tyre në botën e re dhe të krijojnë lidhje me njerëzit që i rrethojnë. Deri sa një natë të ftohtë, rrugët e tyre kryqëzohen.

Havaja dhe Ahmedi nuk përbëjnë magjinë e vetme të librit të Helebe Wecker. Rrëfimi është i gjallë, shkruar me stil elegant dhe subjekt është strukturuar kaq mirë sa të duket e pabesueshme që është romani i parë i autores.

Siç shkruan edhe USA Today, “Golemi dhe Xhindi” ofron një përvojë magjepsëse leximi./botimeshqip.com/

lajme të ngjashme