Golden Eagle Ylli zhvillon stërvitjen e parë në Portugali NULL NULL 20.09.2022 22:57 20.09.2022 22:57 Golden Eagle Ylli ka zhvilluar stërvitjen e parë në Portugali. Kampionët e Kosovës do të përballen me Benficën e Lisbonës, nesër me fillim nga ora 22:00. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja, transmeton Klankosova.tv. Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg. Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare. Nëse Ylli nuk arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup. Therandasit janë kampionë të Kosovës në dy vitet e fundit, ndërsa një herë e kanë fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare.