Golden Eagle Ylli mposht sërish Pejën NULL NULL 09.05.2021 22:19 09.05.2021 22:19 Golden Eagle Ylli ka arritur që të marr edhe një tjetër fitore të rëndësishme në finalen e dytë të play offit përball Pejës. Skuadra nga Suhareka ka arritur që ta kthej rezultatin ku ishte duke humbur në pjesën e parë me nëntë pikë diferencë. Çerekun e parë e fitoi Ylli me rezultat 24-20, të dytin e fitoi Peja me rezultat 23-10, çerekun e tretë edhe të katërt i fitoi Ylli me rezultat 21-12 dhe 20-18, njofton Klankosova.tv. Lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje ishin Dardan Berisha i Pejës me 29 pikë e dy asistime dhe Morant i Yllit me 17 pikë e një asistim. Kujtojmë se cila nga skuadrat i fiton tri ndeshje nga pesë do të shpallët kampion i Kosovës në Superligën e Basketbollit.