Goditja e shekullit në sportin e tenisit (VIDEO) NULL NULL 14.08.2015 18:01 14.08.2015 18:01 Një tenist jo shumë i njohur ka realizuar një goditje pas shpine me reketin e tij, e cila, nga shumë kush, po cilësohet si poentimi i shekullit në këtë sport. I ranguari si i 134-ti, tenisti japonez Yoshihito Nishioka e ka mposhtur Jared Donaldson, i cili vendoset në ranglistën botërore, në vendin e 153-të. Nishikoa fitoi pas tre setesh në raundin e dytë të turneut Aptos Challenger, njofton Klan Kosova. Në setin e tretë të fitores së tij, lojtarët hynë në një “rally” të vërtetë, duke realizuar disa poteze mjaft të bukur, por kulmore ishte një lëvizje e Nishioka, i cili çmendurisht, pas shpine ne kthim, realizoi një pikë magjik, duke lënë të gjithë gojë hapur. Përkundër se Aptos Challenger është një turne shumë i vogël, kjo goditje e ka bërë të njohur edhe atë, gjithandej. Shikojeni dhe mrekullohuni me këtë bukuri, prodhuar nga japonezi. klankosova.tv