Goditja e muzeut, Zelensky: Rusia po tenton ta shkatërrojë historinë tonë (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 25.04.2023 20:57 nga Iliri Pireva 25.04.2023 20:57 Në ndërtesën muze të shkatërruar nga raketa ruse, të hënën u gjet pa shenja jete një punëtor derisa u lënduan dhjetëra të tjerë. Goditja e objektit historik të Kupiansk për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është një tentim i Moskës për të zhdukur historinë dhe kulturën e ukrainaseve. “Ka ende persona që janë nën rrënoja, Rusia bën gjithçka për të na shkatërruar tërësisht, për të shkatërruar historinë tonë, kulturën tonë dhe njerëzit tanë”, tha Zelensky, njofton Klan Kosova. Luftën e Rusisë në Ukrainë para diplomatit rus, Sergej Lavrov e dënoi ashpër edhe sekretari Komeve të Bashkuara, Antoio Guterres. “Pushtimi rus i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar po shkakton vuajtje dhe shkatërrim masiv për vendin dhe popullin e tij”, deklaroi Guterres. Ai i kërkoi Lavrovit thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, në mënyrë që të gjendet rruga e veprimit për të ndalur zgjerimin e mëtejmë të konfliktit. Guterres theksoi se tensionet ndërmjet fuqive të mëdha janë në nivelin më të lartë historik. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.