Goditja e dy këmbësorëve në Prishtinë: “Vetura është Audi me tabela të Friburgut” NULL NULL 09.08.2023 13:50 09.08.2023 13:50 Gazeta zvicerane Blick.ch ka zbuluar detaje rreth rastit ku dy këmbësorë u goditën nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në ora 04:00 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Blick.ch tregon se vetura me të cilën u goditën dy këmbësorët, është e tipit “Audi” me tabela të zvicerane (Friburgut), përcjell Klankosova.tv Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”. Fluturojnë këmbësorët pas goditjes nga vetura, policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë” (VIDEO)