Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë NULL NULL 04.02.2023 11:59 04.02.2023 11:59 Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante heroinë dhe kokainë në Tiranë. Në pranga kanë rënë: Hortenca Biçaku, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Brikena Frakulli. Kjo e fundit drejtonte grupin kriminal, e cila siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Nga kontrolli i ushtuar në banesat e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos, u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje, raporton abcneës.al, përcjell Klankosova.tv. Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të reja, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një hetimi disa javor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025