Goditet grupi kriminal në Elbasan, tetë të arrestuar NULL NULL 07.02.2018 23:45 07.02.2018 23:45 Tetë persona janë arrestuar mbrëmjen e të mërkurës si t dyshuar se janë pjesë të një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit. Burimet e para thanë se gjatë aksionit që ende vijon, janë sekuestruar armë zjarri, mina dhe telekomandë dhe sasi lënde narkotike. Mësohet se policia ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale që vepronte në këtë qytet, shkruan Opinion.al. Në mbështjetje të policisë lokale, janë edhe Forcat Speciale të Policisë. Elbasanin e ka vizituar ditën e sotme edhe kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Mesazhi që dha gjatë takimit me prokurorët atje ishte hetimi “në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale, me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.