Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja, konfirmon Rama

NULL NULL
17.09.2022 14:45

“Po, është e vërtetë, i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm dhe ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, kur u pyet nga Euronews Albania nëse i ka kërkuar të heqë dorë nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Sipas Ramës, arsyeja ishin zhvillimet e papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe me vetë Policinë e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Gledis Nano u shkarkua disa javë më parë. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, i cili nënvizoi se shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave të Nanos.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

lajme të ngjashme