Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

GKK zgjedh jurinë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili

NULL NULL
30.07.2015 17:33

Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli sot emrat e jurisë për edicionin e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili. Juria e përbërë nga Christine Fisinghelli, Fulya Erdemci dhe Blerim Racaj do të përzgjedhin fituesin e Gjon Milit i cili merr çmimin për veprën më të mirë të paraqitur dhe shpërblehet me shumën prej 1000 euro.

Ekspozita e kuruar nga Richard Birkett dhe e titulluar “Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika” do të hapet të premten me 7 gusht në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjon Mili këtë vit bën bashkë 21 artistë kosovar dhe ndërkombëtar.

Më poshtë gjeni biografitë e pjesëtarëve të jurisë:

Christine Frisinghelli është kuratore dhe botuese e fotografisë bashkëkohore që jeton në Grac, Austri; ajo ishte bashkë-themeluese e revistës “Camera Austria International” në vitin 1980 dhe ka vepruar si redaktorja e përgjithshme e revistës deri në vitin 2010, duke botuar 112 numra. Ajo është kujdestarja e arkivit fotografik të Pierre Bourdieu të organizuar nga Camera Austria; gjatë periudhës 1995 – 1999 Christine Frisinghelli ka qenë drejtoresha artistike e festivalit “steirischer herbst” të arteve bashkëkohore në Grac. Ajo ka mbajtur poste të mësimdhënies në Akademinë e artit në Vjenë dhe Zyrih. Nga vjeshta e vitit 2012, ajo jep mësim në programin e magjistraturës në Artet e Imazhit – Fotografi në Fondazione Fotografia në Modena, Itali.

Fulya Erdemci është një kuratore dhe shkrimtare që jeton në Stamboll, Turqi. Erdemci është kuratorja e edicionit të 13-të të Bienales së Stambollit në 2013 dhe ka qenë kuratore e Pavijonit të Turqisë në Edicionin e 54-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Bienalen e Venedikut. Ajo ishte drejtore e SKOR (Stichting Kunst en Openbare Ruimte); Erdemci ka dhënë mësim në Universitetin Bilkent (1994-1995), në Universitetin Marmara (1999-2000) dhe në Universitetin Istanbul Bilgi, në programin për master në komunikim vizuel dhe dizajn (2001-2007).
Fulya Erdemci ka studiuar histori arti në programin e historisë së artit dhe arkeologjisë në Universitetin Columbia, Nju Jork (1990-1993).

Blerim Racaj është një fotograf që jeton në Londër / Britani të Madhe. Gjatë një periudhe prej dhjetë vjetësh fotografitë e tij përshkruajnë peizazhin social dhe kulturor të Kosovës (vendit të tij të origjinës), duke përdorur retorikë të portretit dhe të peizazhit. Puna e tij është përfshirë në ekspozita në Britani të Madhe, Kosovë, Itali, Kroaci. Kohët e fundit ai ishte zgjedhur si finalist në The Renaissance Prize ’14 [Getty Gallery] si dhe ëdhë fitues i vendit të katërt të Taylor Wessing Prize ’14 (National Portrait Gallery).Tani Blerimi është duke ndjekur Studimet Master në fotografi në Universitetin e Westminster, Londër.

 

lajme të ngjashme