Gjysmëfinalja kundër Francës, De la Fuente e ka një kërkesë për Yamalin NULL NULL 08.07.2024 08:25 08.07.2024 08:25 Spanja do të përballet në gjysmëfinale të “EURO 2024” kundër Francës. Senzacion i kësaj gare është 16-vjeçari i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po shkëlqen në fanellën e “Furisë së kuqe”. Yamal është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës ku deri më tani ka arritur të bëjë tre asistime, duke kryesuar në këtë aspekt. Për këtë të fundit, trajneri Luis de la Fuente, e ka një kërkesë. Po ashtu trajneri spanjoll foli edhe rreth yllit tjetër të kombëtares, Nico Williams, i cili po bën një tandem të frikshëm me Lamine Yamal. “Nuk mund të luash gjithmonë me 100 km/h në orë. Shpejtësia dhe fuqia pa kontroll janë të padobishme. Ju duhet të zotëroni shpejtësinë dhe të kontrolloni lojën”, ka thënë ai në konferencë për media. “Ata të dy janë futbollistë fantastikë, por ndonjëherë duhet të ngadalësosh. I them Lamines se nëse ai ka tre lojtarë para vetës, ka një zonë të fushës ku ne kemi epërsi. Duhet ta marrim topin atje, jo me driblim, por me pasime të shpejta”, shtoi de la Fuente. Spanja arriti ta eliminoi në çerekfinale nikoqirin e Kampionatit Evropian, Gjermaninë, ku krejt në fund të vazhdimeve Mikel Merino, shënoi pë fitoren e spanjollëve. Furia do të përballet kundër francezëve nesër më 9 korrik. Ndeshja zhvillohet në “Allanz Arena”. Loja pritet të nis nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.