Gjyshi që po ndërton shtëpi 3 katëshe në dru (VIDEO) NULL NULL 06.10.2015 18:40 06.10.2015 18:40 Jay Hewitt është një punëtor në Massachusetts i cili definitivisht mund të zgjidhet edhe gjyshi i vitit. Punëtori që ka goxha shumë përvojë po ndërton një shtëpi të veçantë 3-katëshe në dru në mënyrë që atë ta shijojnë nipërit dhe mbesat e tij ashtu sikur edhe tërë familja. “Unë doja të ndërtoja një shtëpi në dru për ta. Ju nuk keni parë një shtëpizë në dru sikur kjo që jam duke ndërtuar unë për ta” ka thënë ai për ndërtimin e kësaj shtëpië para se nipi i tij 5-vjeçar dhe mbesa e tij 4-vjeçare të kishin lindur. Ai gjithashtu është shprehur se në fëmijëri kishte shijuar për vete një shtëpi në dru por ajo ishte shumë ndryshe nga ajo që është duke ndërtuar aktualisht për mbesat dhe nipat e tij, transmeton Klan Kosova. Hewitt filloi ndërtimin e saj rreth një vit më parë.