Gjyqtarit Selim Isufi i besohet ndeshja derbi në Superligën e Kosovës (FOTO) NULL NULL 21.09.2020 16:43 21.09.2020 16:43 Gjyqtarit Selim Isufi, i është besuar kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, në mes të Ballkanit dhe Feronikelit. Isufi do të jetë i ndihmuar nga treshja: Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Vigan Ibërdemaj, shkruan Klan Kosova. Ndërsa, sfida Llapi – Gjilani, gjyqtar kryesor do të jetë Burim Jahmurataj i ndihmuar nga Lumturije Muhadri, Safet Berisha e Isak Cerroviku. Më poshtë të deleguarit e plotë nga Federata e Futbollit e Kosovës.