Gjyqtarët kosovarë që janë caktuar të ndajnë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare NULL NULL 12.11.2024 13:17 12.11.2024 13:17 Gjyqtarët nga Kosova po janë gjithnjë e më aktivë në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare. Së fundmi, UEFA ka bërë të ditur se në cilat ndeshje do të jenë të angazhuar disa prej tyre. Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Edmond Zeqiri, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet mes Gjeorgjisë me Suedinë nesër në mbrëmje. Të njëjti do të jenë referë edhe në ndeshjen mes Norvegjisë e Gjeorgjisë më 16 nëntor dhe në takimin ndërmjet Suedisë e Norvegjisë, më 19 nëntor, në kuadër të Evropianit U-19. Ndërkaq, referi Visar Kastrati dhe asistenti Fatlum Berisha do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA REGIONS’ CUP”. Ata do të referojnë në ndeshjet San Marino – Hungaria (13 nëntor), Stambolli – San Marino (16 nëntor) dhe Hungaria – Stambolli (19 nëntor). Ndërkaq, gjyqtari Alvan Shala dhe asistenti Drilon Rexhepi do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA UNDER-19 Championship”. Më saktësisht, ata do të referojnë në ndeshjet Spanja – Ishujt Faroe (13 nëntor), Austria – Ishujt Faroe (16 nëntor) dhe Austria – Spanja (19 nëntor).