Gjykata shqyrton urdhërarrest dhe mundësi paraburgimi për deputeten e VV-së, Fitore Pacolli NULL NULL 02.07.2025 11:44 02.07.2025 11:44 Gjykata Themelore në Prishtinë po parasheh urdhërarrest për deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila mungoi edhe në seancën e dytë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars 2018. Gjykatësi Sabit Sadikaj tha se shërbimi policor nuk e ka realizuar siç kërkohej urdhrin për sjelljen e deputetes, pasi ajo nuk është gjetur në vendbanimin e saj. Për këtë arsye, sipas Betimi për Drejtësi, gjykatësi tha se urdhërarresti do të përsëritet dhe do të shqyrtohet edhe mundësia e paraburgimit të saj, transmeton klankosova.tv. Në këtë proces janë të akuzuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputeti Salih Zyba dhe ish-deputetja Drita Millaku. Seanca është shtyrë për një datë tjetër për shkak të mungesës së kushteve ligjore.