Gjykata merr vendim për gjashtë të arrestuarit e SKV-së NULL NULL 14.04.2018 19:16 14.04.2018 19:16 Gjykata në Prishtinë e mori sot vendimin e saj për gjashtë të arrestuarit e Lëvizjes Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”. KALLXO.com merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin prej një muaji gjashtë të arrestuarve të Organizatës Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”. Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në natën mes të enjtes dhe të premtes në parkun e qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit. Anëtarë të SKV-së protestuan dje para Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Policia njoftoi dje se ka intervenuar në park pas ankesave të qytetarëcve se të tubuarit atje po prishin rendin e qetësinë publike dhe po përdorin narkotikë e alkool. Anëtarët e SKV-së po dje mohuan përdorimin e gjësendeve të paligjshme, ndërsa policia tha se ka gjetur në vend të ngjarjes gjësende të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025