Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi veproi pa bazë ligjore për shkarkimin e 8 anëtarëve të bordit të RTK-së

NULL NULL
01.08.2023 16:56

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se shkarkimi i tetë anëtarëve të Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosvoës është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në.

Gjykata Kushtetuese tha se për pasojë, në nxjerrjen e këtij vendimi, kuvendi i ka tejkaluar kufijtë e kompetencës mbikëqyrëse, dhe për më tepër ka cenuar pavarësinë e RTK-së.

“Për pasojë, në nxjerrjen e Vendimit të kontestuar, Kuvendi ka tejkaluar kufijtë e kompetencës mbikëqyrëse të përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës dhe për më tepër, ka cenuar pavarësinë e transmetuesit publikë, roli i të cilit është thelbësor për lirinë edhe pluralizmin e medieve në një shoqëri demokratike, në kundërshtim me vlerat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Thënë këtë, legjitimimi kushtetues i një vendimi të Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të bordit të transmetuesit publik në tejkalim të autorizimeve ligjore, do të përbënte një precedent të rrezikshëm për ndërhyrjen e shtetit në pavarësinë dhe autonominë e transmetuesit publik, përfshirë lirinë dhe pluralizmin e medieve në Republikën e Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se akgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron se ky konstatim i gjykatës nuk ka efekt prapaveprues dhe bazuar në parimin e sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta, përkatësisht anëtarëve të rinjt të Bordit të RTK-së, zgjedhja nga kuvendi i të cilëve nuk është kontestuar para gjykatës.

“Për më tepër, Aktgjykimi, duke u referuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës, sqaron që Gjykata nuk ka kompetencë për akordimin e kompensimit përkatës kur konstaton shkelje kushtetuese, por që një sqarim i tillë, nuk paragjykon të drejtat e anëtarëve të shkarkuar të Bordit të RTK-së përmes Vendimit të kontestuar të Kuvendit, për të ndjekur procedurat përkatëse para gjykatave të rregullta. Ky Aktgjykim do të plotësohet edhe me mendim mospajtues”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme