Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata konfirmon se fletërreshtimi ishte arsyeja se pse dështoi seanca ndaj Cvetko Kostiq

NULL NULL
20.01.2026 14:55

Ka dështuar mbajtja e seancës fillestare ndaj Cvetko Kostiq.

Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.

Nga Gjykata Themelore të Prishtinës, kanë sqaruar për Klankosova.tv. arsyen se pse ka dështuar seanca në fjalë.

Zëdhënësja Mirlinda Gashi, deklaroi se edhe përkundër që janë marrë të gjitha veprimet procedurale nga gjykata, ende nuk është marrë konfirmimi për publikimin e letër-rreshtimit ndërkombëtar.

“Shqyrtimi do të caktohet pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë rrethanë”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme