Gjykata hedh poshtë padinë ndaj serialit “Çka Ka Shpija…..!?” që transmetohet në Klan Kosova (Dokument) NULL NULL 22.11.2022 18:48 22.11.2022 18:48 Gjykata Komerciale e ka hedhur poshtë padinë e Radio Televizionit të Kosovës ndaj serialit i cili transmetohet në Klan Kosova, “Çka Ka Shpija …..!?”. Aktori Naser Rafuna, tha se RTK pa fakte ka dashur ta vë në lajthitje gjykatën. Madje Rafuna deklaroi se televizioni publik i kishte fshehur edhe provat e tij. “GJYKATA KOMERCIALE në Prishtinë ua RRËZOJ PRETENDIMET dhe UA HODHI POSHTË KËRKESËPADINË RTK TV-se , kërkesëpadi kjo që , përveq se për mua ishte absurde dhe e çuditshme e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës , ku me provat e mia të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, AUTORI I serialit ‘ Çka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhepse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë”, tha Rafuna. Ai theksoi se në Klan Kosova kanë gjetur rehati. “Shkurt në KlanKosova kemi gjetur rehati , saktësi dhe mbështetje e pas nënshkrimit të marrëveshjes me Drejtorin mikëpritës të këtij TV , më pas nuk jam joshur nga ofertat anash , as nga ata që më vinin të ndërroj TV qoftë në TV tjera apo ku ishim”, theksoi ai.