Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së NULL NULL 30.04.2024 13:10 30.04.2024 13:10 Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha; Foto: Arkiv; Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD-së, për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i kësaj partie. Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë këshillin e thirrur nga Gazment Bardhi. “Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së. Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi”, sipas njoftimit të PD-së./tch/