Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend NULL NULL 08.02.2024 17:16 08.02.2024 17:16 Foto nga Arkivi: Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat në Kuvend. Disa ditë më parë, avokatët e Berishës ankimuan në GJKKO vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën ish-kryeministrit që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Berisha ka kërkuar që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Masa “arrest shtëpie” ndaj tij u vendos pasi ai nuk respektoi masën e parë të vendosur ndaj tij, “detyrim paraqitje”.