Gjykata e Pejës e hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për 75 vilat në Brezovicë NULL NULL 06.07.2023 13:29 06.07.2023 13:29 Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për të vendosur masën e sigurisë për 75 vilat e sekuestruara në Brezovicë. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Tringa Zhuti. “Është hedhur si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, ka thënë Zhuti për Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.