“Gjurmët” hapin dyert e Shqipërisë me “Çelësin e Tiranës” NULL NULL 28.12.2015 19:38 28.12.2015 19:38 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot anëtarët e grupit muzikor “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e Qytetit”, transmeton Klan Kosova. Grupi “Gjurmët” ndodhet ne Tiranë për të marrë pjesë në një koncert që do të zhvillohet ditën e nesërme më 29 dhjetor ku do të performojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë. Ata janë nderuar nga Kryebashkiaku i Tiranës në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare.