Gjuriq për liberalizimin e vizave: Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë për pasaporta kosovare NULL NULL 30.05.2016 10:58 30.05.2016 10:58 Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, serbët që jetojnë në Kosovë nuk kanë nevojë për pasaporta të Kosovës që t’u mundësohet liberalizimi i vizave, njofton Klan Kosova. “Askush nuk mund t’i detyrojë serbët në Kosovë që të pranojnë pasaportat në cilat janë simbolet e papranueshme të shpallur paligjshëm me pavarësinë e Kosovës. Ne do të marrim masa për të zgjidhur këtë problem, ose do ta fusim në procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë Gjuriq, për TV Pink, njofton Klan Kosova. Pasaportat që bartin serbët e Kosovës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk u mundësojnë serbëve qarkullim në zonën Schengen pa viza. Gjuriq ka thënë se nëse Bashkimi Europian ka vendosur të heqë vizat edhe për këtë pjesë të territorit duke vendosur mbi parimin gjeografik dhe jo në diçka tjetër, atëherë liberalizimi duhet të jetë i vlefshëm për tërë territorin dhe popullatën, pavarësisht dokumentit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë