Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuriq: Mikiq u arrestua sepse iu zunë poster të Vuçiq

NULL NULL
16.03.2017 10:32

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka konfirmuar mëngjesin e kësaj së enjte se Gradimir Mikiq – kryetar i Komunës së Ranillugut është arrestuar sepse në automjetin e tij janë gjetur poster parazgjedhor.

Kryetari i kësaj komune me shumicë serbe në Kosovë, është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse i janë zënë poster te SNS – me imazh të kryeministrit Aleksandër Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Sipas Gjuriq, Mikiq është arrestuar dhe më pas është liruar, kurse është akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare.

lajme të ngjashme