Gjuriq e Bozay flasin për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 15.11.2016 13:00 15.11.2016 13:00 Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ambasadori në largim i Turqisë në Beograd Mehmet Kemal Bozay u pajtuan sot me shpresën se marrëveshja për telekomunikacionin do të kontribuojë në procesin konstruktiv dhe dinamik të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova. Gjuriq e ka informuar ambasadorin turke për gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë për marrëveshjen e fundit mbi zbatimin e ujdisë për telekomunikacionin. Siç bëhet e ditur në një kumtesë të zyrës së Gjuriqit, ai e ka falënderuar diplomatin turk edhe për kontributin e madh në forcimin e miqësisë midis Serbisë dhe Turqisë dhe shprehu shpresën se pasardhësi i tij do të vazhdojë të promovojë “lidhjet tradicionale të forta mes dy vendeve dhe popujve”, transmeton Klan Kosova.