Gjumi i pasdites ju bën mirë NULL NULL 11.03.2019 15:00 11.03.2019 15:00 Dremitjet gjatë ditës janë aq të mira sa ndërhyrjet mjekësore në uljen e presionit të gjakut, kanë gjetur studiuesit. Gjumi për një orë në mesditë rezultoi në uljen e niveleve të presionit të gjakut me një mesatare prej pesë pikësh – një efekt të ngjashëm sa administrimi i ilaçeve ose largimi i kripës nga dieta. Ekspertët thanë se kjo mund të çojë në një reduktim të madh në rrezikun e sulmit në zemër. Hulumtuesi Manolis Kallistratos tha se “gjumi i mesditës duket se ul nivelin e presionit të gjakut në të njëjtën madhësi si ndryshimet e tjera të jetesës”.