“Gjuha, integrimi, punë dyfish më shumë”, rruga e gjatë e Arbër Jagodës nga Kosova në politikën zvicerane NULL NULL nga Vanesa Zhugolli 14.02.2026 16:23 nga Vanesa Zhugolli 14.02.2026 16:23 Arbër Jagoda, nga fshati Potërq i Klinës, është zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Villeneuve në Zvicër, me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës, me numër 1 në zgjedhjet komunale që mbahen më 8 mars. Në një intervistë për Klankosova.tv, ai rrëfeu rrugën e tij nga Kosova drejt politikës zvicerane, përvojat me paragjykimet, rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe mesazhin për të rinjtë që mendojnë se politika nuk është për ta. “Kjo kandidaturë është rezultat i shumë viteve angazhim në komunitet dhe politikë lokale”, tha ai. Jagoda tha se rruga nuk ka qenë e lehtë, për shkak të sfidave të integrimit dhe dëshmisë së vetes, por secila sfidë e ka bërë më të fortë dhe më të përkushtuar. Duke folur për sfidat, 37-vjeçari pranoi se ka pasur momente paragjykimi, por i ka përballuar me profesionalizëm dhe punë të palodhur. Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë: “Nëse ti nuk përfshihesh, dikush tjetër vendos për ty. Politika është për secilin që don të kontribuojë. Mos e nënvlerëso veten”. Arbër Jagoda theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve kulturore me Kosovën dhe identitetit të tij dykulturor. Ndiqeni intervitën e plotë për më shumë: Arbër, ti je me prejardhje nga Kosova. Çka do të thotë për ty me garu për kryetar komune në Zvicër? Është nder dhe përgjegjësi e madhe. Si dikush me prejardhje nga Kosova, kandidatura ime tregon që Zvicra është vend i mundësive reale. Dua qe t’i shërbej komunës që më ka dhënë besim dhe hapësirë Sa ka qenë e lehtë apo e vështirë rruga jote prej Kosovës deri te kjo kandidaturë? Nuk ka qenë rrugë e lehtë. Ka pasë sfida, gjuhën, integrimin, dëshmimin e vetes dyfish ma shumë. Por çdo sfidë mё ka forcu. Kam mësuar te punoj me përkushtim, të ndërtoj besim hap pas hapi. Kjo kandidaturë është rezultat i shumë viteve angazhim ne komunitet dhe politikë lokale. Arbër Jagoda Sa e rëndësishme është për ty me e ruajt lidhjen kulturore me Kosovën, duke qenë aktiv në jetën politike të Zvicrës? Shumë e rëndësishme. Identiteti imë është i dyfishtë dhe jam krenar për këtë. Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave nuk bie ndesh me integrimin, përkundrazi, e pasuron shoqërinë. Unë besoj se mundesh me qenë 100% i integruar në Zvicër dhe njëkohësisht ta ruash lidhjen me rrënjët. A mendon që përvoja jote si migrant të ndihmon me i kuptu më mirë hallet e qytetarëve? Po, kur i ke përjetu vetë sfidat e integrimit, i kupton ma mirë hallet e njerëzve. Politika për mu është te dëgjosh dhe te gjesh zgjidhje konkrete. Çka ke mësu nga Zvicra, dhe çka mendon që mund ta sjellësh si vlerë shtesë në qeverisje? Nga Zvicra kam mësu rendësinë e dialogut, transparencës dhe respektit për institucionet. Demokracia funksionon sepse qytetaret përfshihen dhe institucionet punojnë me përgjegjësi. Si vlerë shtesë, unë sjell përvojën time ndërkulturore, aftësinë me ndërtuar ura mes komuniteteve dhe një mentalitet pune qe nuk dorëzohet. A ke ndier paragjykime gjatë angazhimit politik? Si i ke përballu? Po, ka pasë momente paragjykimi, sidomos nё fillim. Por unë kam zgjedhë me iu përgjigj me punë, me profesionalizëm dhe me qetësi. Me kalimin e kohës, puna flet vetë dhe paragjykimet zbehen. Çka do t’i thoshe një të riu nga Kosova apo diaspora që mendon se politika nuk është për ta? E shohë jo vetëm si slogan, por si veprim. Bashkëjetesa, ndërtohet me politika përfshirëse, aktivitete që bashkojnë dhe dialog te vazhdueshëm. Nëse fiton më 8 mars, cila është gjëja e parë që ke me e trajtu si kryetar? Do t’i thosha, nëse ti nuk përfshihesh, dikush tjetër vendos për ty. Politika është për secilin që don te kontriboj. Mos e nënvlerëso veten. Rruga mundet me qenë e gjatë, por angazhimi yt ka vlerë. Një komunë më afër qytetarëve. Dialog i hapur, administratë efikase dhe vizion i qarte per zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor.