Gjuetarët e pitonëve bashkohen për të kapur gjarprin masiv 90 kilogramësh NULL NULL 09.11.2023 10:26 09.11.2023 10:26 Një grup gjuetarësh pitonësh në Rezervën Kombëtare Big Cypress të Floridës në ShBA u bashkuan për të kapur një gjarpër përbindësh i gjatë pesë metra, i cili peshonte 90 kilogramë. Konservatori Mike Elfenbein, 45 vjeç, tha se ai dhe djali i tij 17-vjeçar, Cole, po kërkonin gjarpërinjtë pushtues në rezervatin 295,000 hektarë, kur takuan pitonin masiv. Gjuetarët e tjerë Trey Barber, Carter Gavlock dhe Holden Hunter vunë re gjithashtu gjigantin burmez dhe u bashkuan në rrëmujë. “Ne ishim të huaj” tha Elfenbein për CBS News. “Por ne të pestë e dinim se duhej ta kapnim këtë gjë”. Pesë gjuetarët luftuan me gjarprin femër për rreth 45 minuta. “Unë e kapa atë nga koka dhe djali im e kishte për bisht. E shtrimë përgjatë rrugës dhe Carter, Holden dhe Tray u hodhën sipër saj në përpjekje për ta mbajtur atë poshtë” – tha Elfenbein për WSVN-TV. Gjuetarja profesioniste e pitonëve Amy Siewe u thirr në vendngjarje për të mbledhur gjarprin e kapur. Ajo tha se peshonte 90 kilogramë, duke e bërë atë të dytin më të rëndë në rekord në shtet.