Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Gjuetarët e pedofilëve’ e plaçkitin një 37-vjeçar në Belgjikë

NULL NULL
04.01.2023 23:45

Tre gjuetarë të vetëquajtur të pedofilëve joshën një burrë 37-vjeçar nga qyteti Mechelen në Antwerp të Belgjikës të dielën, më pas e rrahën dhe grabitën,

Kjo është konfirmuar nga zyra e prokurorit publik të Antwerp, shkruan brusselstimes.com, transmeton Klan Kosova.

Sulmi ndodhi të dielën mbrëma në Bregun e Majtë të Antwerp-it.

‘Pedogjuetarët’ iu afruan “viktimës” së tyre përmes rrjeteve sociale dhe pozuan si një vajzë 14-vjeçare që donte ta takonte.

Burri e pranoi ftesën, më pas u prit nga një grup, të cilët i dhanë disa goditje dhe i grabitën portofolin, celularin dhe cigaret.

“Viktima” ka pësuar lëndime të lehta dhe ndoshta kundër pritshmërive të sulmuesve të tij, ka njoftuar policinë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme