Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuajtje me armë në një aheng në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
25.08.2023 09:57
person i arrestuar
person i arrestuar

Policia ka konfiskuar një armë e cila është përdorur në një aheng familjar në Vushtrri si dhe është arrestuar i dyshuari për gjuajtje.

Policia bën të ditur se pas  intervistimit, me urdhër të  prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale, përcjell Klankosova.tv.

“Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje me datë 24.08.2023 rreth orës 19:40   është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmoret e kombit” në Vushtrri. Njësitë policore kane arritur ta identifikojnë lokacionin  ku kishte një aheng familjar, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe të konfiskoj armen”.

“Në cilësi  të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit “Zoraki”.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës.  Pas  intervistimit, me urdhër të  prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme