Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuajtën me armë gjatë një ahengu familjar, arrestohen dy burra në Gjakovë

NULL NULL
13.07.2025 09:51
Foto ilustruese, përdorimi i armës së zjarrit
Foto ilustruese, përdorimi i armës së zjarrit

Dy burra janë arrestuar në Gërqinë të Gjakovës, pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator, transmeton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që në një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri Pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator. Me vendim të prokurorit  njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme