Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjokoviq shpreson deri të shtunën (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 14.01.2022 20:32

Stërvitjet për garën e madhe të “Australian Open” nuk i ndali që kur gjykatësi i dha leje qëndrimi në këtë shtet.

Por, pavarësisht se me këtë vendim e kishte parë betejën të fituar, Novak Gjokoviq sërish po përballet me rrezikun e dëbimit nga Australia.

Autoritetet, për të dytën herë, ia anuluan vizën tenistit serb të pavaksinuar kundër COVID-19, me arsyetimin se qëndrimi i tij në këtë shtet do t’i bënte dëm fushatës për imunizim.

Kështu, u mbajt një seancë dëgjimore të premten, ku u vendos që Gjokoviqi të mos ndalohet apo dëbohet menjëherë, por të paraqitet të shtunën më avokatin e tij për një takim me zyrtarët e migracionit në Melbërn.

E kjo ndodh derisa në Australi po del i madh numri i qytetarëve që në sondazhe kërkojnë largimin e serbit.

Ndërsa në Beograd mendojnë ndryshe për shtetin e largët.

“Për serbët, Australia nuk ekziston më. Nëse dikush ka një kushëri ose një vëlla atje, ata duhet të largohen prej tyre. Është një gjenocid mbi të gjitha gjenocidet”, deklaroi Dragan Miletiq, banor i Beogradit.

Këtë qasje ndaj Australisë nuk e ka kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Sipas saj, ky rast nuk duhet të ndikojë në raportet mes dy shteteve, ndonëse refuzimin e vizës e sheh si padrejtësi. E një ditë më herët, kreu i shtetit, Aleksandër Vuçiq, e quajti të papërgjegjshëm Gjokoviqin, që nuk e pranoi vaksinimin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.