Gjocaj: Remonti i Kosovës B, një nga arsyet për shtrenjtim të rrymës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjocaj: Remonti i Kosovës B, një nga arsyet për shtrenjtim të rrymës (VIDEO)

NULL NULL
29.03.2023 18:38
Liron Gjocaj

Liron Gjocaj, nga INDEP, ka thënë se remonti i Kosovës B është një nga arsyet e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.

“Duke përfshirë edhe faktin se me planin operativ KEK-u sivjet parasheh që Kosova B të jetë në një remont të thellë, atëherë kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për kostot e rritura operative. për të cilat po kërkohet të kemi një shtrenjtim të rrymës”, ka thënë Gjocaj në Info Magazinë.

Gjocaj shtoi se vjetërsia e blloqeve, importi e kostot operative po e bëjnë në njëfarë forme të arsyeshme rritjen e energjisë.

“Me çdo rritje të energjisë elektrike preket xhepi i qytetarit dhe dëmtohet konsumatori, por duhet të kemi parasysh që sektori i energjisë është jetik dhe s’duhet ta lëmë të degradohet”, ka shtuar ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS