Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjoba e parë për tejkalim shpejtësie

NULL NULL
10.03.2016 13:05

Herën tjetër kur të ndaleni nga policia për tejkalim shpejtësi, reflektoni për një moment në atë që i pati ndodhur taksistit Jacob German.

Në vitin 1899, German ishte vozitës taksie – me të cilën punë siguronte jetesën, ndërsa voziste një makinë të krijuar nga Electric Vehicle Co.

Ai është edhe personi i parë që është dënuar për tejkalim shpejtësie, pasi një polic biçiklist e kishte parë tëksinë e tij të shpejtojë përmes Lexington Avenue, dhe e kishte ndalur për këtë gjë.

German po voziste me 19 km/h, duke tejkaluar limitin që ishte 12 km/h.

Në raportin e bërë nga polici shkruhej: “Makina fluturonte me një shpejtësi të habitshme prej 19 km/orë!”

Dënimi i shqiptuar ndaj German pretendohet të jetë i pari ndonjëherë, si edhe pagesa e dënimit që thuhet të jetë bërë po ashtu.

lajme të ngjashme