Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithandej Kosovës, po ndërtohen shtëpi për komunitetin joshumicë

NULL NULL
28.06.2024 20:45
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë.

Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Krasniqi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vunë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.

“Gjithandej në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet jo shumicë. Nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kësaj radhe së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vumë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Banimi i qëndrueshëm dhe i sigurt është një nga programet i cili i ka ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.