Duka: Kemi mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar kontratën NULL NULL 30.06.2024 23:47 30.06.2024 23:47 Kryetari i Federatës Shqiptare, Armand Duka dhe trajneri Silvinjo Kryetari i Federatës Shqiptare, Armand Duka ka folur në lidhje me vazhdimin e kontratës së trajnerit Silvinjos, i cili nuk ka një të tillë pas eksperiencës në Kampionatin Evropian. Duka, theksoi se ka një mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar ujdinë. “E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata, jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, nuk kemi hedhur një firmë në të, ka shkuar të pushojë disa ditë, javën e ardhshme do të takohemi sërish për të vazhduar punën”, u shpreh Duka për Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.