Gjirokastër: Gjendet i pajetë e me shenja dhune në trup një çift i moshuar NULL NULL 02.05.2024 10:21 02.05.2024 10:21 Veturë e Policisë së Shtetit. Foto: Policia e Shtetit / ilustrim Një çift i moshuar në fshatin Bodrishtë të Bashkisë së Dropullit, Gjirokastër, është gjendur i pajetë në banesën e tyre. Dy të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup, çka ngre dyshimet për një krim, raporton A2CNN. Të moshuarit janë 84-vjeçari K.I. dhe 88-vjeçarja K.I. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.