Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjimshiti me Atalantën sonte përballen me Monzën

NULL NULL
30.10.2024 12:59

Berat Gjimshiti dhe skuadra e tij, Atlanata, janë nikoqirë të Monzës.

Për të mbetur në garë për titullin kampion të Serie A, bergamasët duhet t’i marrin pikët e plota në këtë ndeshje, pasi xhiron e ardhshme luajnë duelin direkt me liderin, Napolin, njofton Klankosova.tv.

Kjo përballje fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me komentim të Arbon Flugaj.

Atalanta aktualisht ndanë pozitat 4 dhe 5 me Fiorentinën, pasi të dyja kanë grumbulluar nga 16 pikë, nëntë më pak se vendi i parë.

Kujtojmë se në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A, e mërkura sjell edhe tri ballafaqime tjera.

Empoli e pret Interin, Juventusi luan në Torino ndaj Parmas, si dhe Venezia luan si vendas kundër Udineses, raporton Klankosova.tv.

Të gjitha takimet e kampionatit italian, transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të Art Motion.

Kampionati italian “Serie A” ekskluzivisht në Art Motion
lajme të ngjashme