Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani s’lejon befasi në shtëpi, e mposht Prishtinën

NULL NULL
29.09.2024 17:27
Besir Ramadani. Fotografi ilustruese
Besir Ramadani. Fotografi ilustruese

Mirë e nisi por edhe nuk e bitisi.

Prishtina nuk arriti të jap më shumë se një gol të shënuar kundër Gjilanit.

Skuadra e kryeqytetit u gëzua kur lojtari i tyre Albin Krasniqi e futi topin në rrjetë në minutën e 22-të.

Por buzëqeshja u ndal pas në minutën e 36-të kur Kushtrim Shabani e barazoi rezultatin.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim.

Jo fort larg nga fundi i ndeshjes, Besir Ramadani në minutën e 82-të shënoi golin e dytë për Gjilanin, i cili ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje.

Përballja u zhvillua në kuadër të Supërligës së Kosovës, ku Prishtinës iu morën tri pikë.

lajme të ngjashme