Gjilani nikoqir i derbit Drita – Prishtina NULL NULL 24.12.2025 10:44 24.12.2025 10:44 Kampionia e Kosovës në futboll Drita, do të përballet sot me Prishtinën në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës. Loja e cila ishte shtyrë javë më parë, do të luhet në Gjilan me fillim nga ora 13:00. “Intelektualët”, e drejtuar nga Zekirija Ramadani, synon t’i rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi, ndërsa Prishtina e Afrim Tovërlanit vjen në këtë përballje pas fitores së parë të arritur javën e kaluar, pas një periudhe të gjatë pa fitore. Aktualisht ekipi nga Gjilani, ndodhet në vendin e pestë me 26 pikë derisa ajo e kryeqytetit është në vendin e dytë me 26 pikë.