Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal NULL NULL 03.10.2018 15:40 03.10.2018 15:40 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontigjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave. Drejtori i kwtij institucioni shwndetwsor, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike. “Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilet kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojes vaksinat do t’I shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, tha ai. Sipas IKPSHK, për Komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza, transmeton Klan Kosova.