Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani “divorcohet” me Ardian Nuhiun

NULL NULL
29.09.2025 10:24

SC Gjilani nuk e ka duruar edhe më shumë trajnerin e skuadrës, pas rezultateve jo të kënaqshme.

“Skifterat” njoftuan se me marrëveshje të dyanshme, e kanë mbyllur bashkëpunimin me Ardian Nuhiun, transmeton Klankosova.tv

Në shtatë xhiro të edicionit të ri në Superligë, ekipi i drejtuar nga tekniku shqiptar nga Maqedonia e Veriut, mori vetëm dy fitore e një barazim, karshi katër humbjeve.

E fundit me rezultat 4-1 nga Llapi, rezultoi determinuese për largimin e tij./Klankosova.tv

lajme të ngjashme