Gjilani dhe Llapi ndahen në paqe NULL NULL 19.03.2023 15:03 19.03.2023 15:03 Gjilani ka barazuar me Llapin me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës. Golin e parë në ndeshje e shënoi Albert Dabiqaj, në minutën e 3’. Llapi pas disa tentimeve arriti ta barazojë rezultatin me anë të Fernandinhos, në minutën e 16’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ani se kishte disa raste të tjera. Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen në lojë edhe njëherë me anë të Shend Kelmendit, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 61’. Kur ndeshja mendohej se po shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, në skenë doli Franciso Rivera, i cili ia siguroi një pikë së paku Llapit. Gjilani pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, pas 26 ndeshjeve, teksa Llapi me 33 pikë, në pozitën e pestë. /Klankosova.tv.