Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani dezinfekton objektet e vjetra të banimit kolektiv

NULL NULL
24.03.2020 16:29

Në Komunën e Gjilanit ka nisur sot dezinfektimi i të gjitha objekteve të vjetra të banimit kolektiv me qëllimin e krijimit të ambientit me higjienë të pastër, si masë preventive për parandalimin e koronavirusit Covid-19.

Nënkryetari i kësaj komune ka qenë në terren për të parë nga afër këtë fazën e dezinfektimit duke thënë se kjo po bëhet me kërkesën e banorëve pas vlerësimit të komisionit komunal, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

“Qëllimi është që qytetarët të jenë të mbrojtur në objektetet e banimit kolektiv e veçanërisht në ato që janë të vjeta. Ne jemi të vendosur së bashku edhe me të gjitha institucionet në nivelin lokal për parandalimin dhe mobilizimin e qytetarëve në luftën kundër Covid-19, deri në stabilizimin e plotë të gjendjes”, ka deklaruar Ismajli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.