Gjilan, vdes punëtori 20-vjeçar që ra në makinën për përzierjen e betonit NULL NULL nga Hekuran Sokoli 07.11.2023 08:54 nga Hekuran Sokoli 07.11.2023 08:54 Të hënën ka vdekur një punëtor si pasojë e lëndimeve të rënda nga rënia në makinën për përzierjen e betonit në Partesh të Gjilanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Budrikë e Epërme, derisa viktimë është një 20-vjeçar. Sipas tij, viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor ka vdekur. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të hetimeve rajonale Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.