Gjilan: U zunë me afro 183 kilogramë marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve NULL NULL 25.10.2023 16:31 25.10.2023 16:31 Dy persona janë arrestuar nga policia. Të dyshuarit Y.H dhe D.H të marten janë kapur me një sasi prej 182.75 kilogramë marihuanë. Ngjarja ka ndodhur në brezin kufitar në fshatin Kokaj të Gjilan. E sot, Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vepren penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’. Droga është konfiskuar nga autoritetet e rendit. Vlera e tregut të kësaj sasie të drogës dyshohet se është 400 mijë euro. Arrestohen dy vetë në kufi me Serbinë për 182 kilogramë kanabis