Gjilan: Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 33-vjeçar NULL NULL 24.12.2023 17:39 24.12.2023 17:39 shiriti i policisë, fotoilustrim Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit. Si pasojë një person i moshës 33-vjeçare, ka mbetur i plagosur Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Kështu tha për Klankosova.tv Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Osmani tha se viktima ishte dërguar për trajtim në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. “Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani për Klankosova.tv