Gjilan, arrestohen katër vetë për shitblerje të kokainës dhe heroinës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan, arrestohen katër vetë për shitblerje të kokainës dhe heroinës

NULL NULL
19.05.2023 14:02
Kokaine

Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër persona në Gjilan si të dyshuar për përfshirje në shitblerje të substancave narkotike.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dyshuarit në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, njofton Klan Kosova.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar:

–          1,549.2 kilogramë heroinë,

–          54.7 gramë kokainë,

–          2.010 euro para të gatshme,

–          1 Armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë,

–          1 telefon mobil Samsung,

–          3 peshore elektronike dhe

–          1 automjet BMW.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv