Gjilan: Arrestohen dy doktorë, i kërkuan pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje NULL NULL 30.04.2023 11:29 30.04.2023 11:29 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Dy doktorë në Gjilan janë arrestuar nën dyshimin se i kanë kërkuar pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje. Një anesteziolog është arrestuar nën dyshimin se kishte kërkuar ryshfet në vlerë 100 euro nga pacienti për të kryer një ndërhyrje. Ndërkohë, doktori tjetër kirurg, i kishte marrë 330 euro nga një pacient për kryerjen e shërbimeve, ndërsa kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë. Pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit), hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar. Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh për të dy doktorët. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025